Pochettino merr vendimin e madh për të ardhmen

17:27 | 06 Qershor 2021

Pochettino vendos përfundimisht për të ardhmen.

Mauricio Pochettino ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në Paris Saint-Germain, duke ia shuar shpresat Tottenhamit për rikthimin e tij në krye të skuadrës.

Javëve të fundit është përfolur shumë se Pochettino do të largohej nga PSG-ja pas më pak se një viti në kryeqytetin francez.

Për të interesim të madh shfaqën Tottenhami dhe Real Madridi, me këtë të fundit që u tërhoq pasi e ktheu në stol Carlo Ancelottin nga Evertoni.

Tottenhami shpresoi deri në çastet e fundit të kthejë trajnerin argjentinas në klub, megjithëse e kishte shkarkuar vitin e kaluar.

Por sipas Fabrizio Romanos, Pochettino nuk do të largohet nga PSG-ja, pavarësisht bisedimeve me Tottenhamin.

“Pochettino nuk largohet. Edhe PSG-ja mban qëndrimin e njëjtë, me gjithë bisedimet me Tottenhamin”, shkroi Romano në Tëitter.

Ai, po ashtu, zbuloi se Pochettino e ka bindur Gini Ëijnaldumin ta refuzojë Barcelonën dhe ta pranojë ofertën e PSG-së.

“Pochettino është përfshirë drejtpërdrejt në kthesën e papritur të Ëijnaldumit për t’iu bashkuar PSG-së. Ai i telefonoi atij disa herë. Ata ishin takuar më 2016 pasi Pochettino e donte në Tottenham. Tani, së bashku në PSG”, shtoi ai.

Komento: