Pochettino arrin marrëveshje me Chelsea.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino është afër emërimit të trajnerit të ardhshëm të Chelsea dhe është vendosur për një raund të fundit bisedimesh.
‘Blutë e Londrës’ vazhdojnë të kërkojnë një trajner të ri, pas shkarkimit të Graham Potter.
Ata kanë vendosur në stol Frank Lampard si trajner të përkohshëm të tyre.
Sipas ‘raportimit të Fabrizio Romanos, Mauricio Pochettino do të marrë drejtimin e Chelseat, transmeton lajmi.
Të dyja palët shpresojnë për një marrëveshje të shpejtë pas bisedimeve pozitive gjatë javës së fundit.
Pochettino tashmë është duke rreshtuar stafin e tij në Chelsea.
Argjentinasi dëshiron të sjellë Jesus Perez si ndihmës menaxher dhe shef kondicionimi, si dhe Miguel D’Agostinon.
Toni Jimenez do të vijë si trajner i portierëve dhe do t’i bashkohet djali i tij Sebastiano, i cili do të punojë si shkencëtar sportiv.