Podujeva konsiderohet vend me rrezik të lartë nga koronavirusi, por llapjanët duan zgjedhje

23:45 | 12 Nëntor 2020

Llapjanët duan zgjedhje edhe pse Podujeva konsiderohet vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me virusin korona është shtuar në 250, Podujeva konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë.

Ishte 20 javë më parë, ndërkohë numri i rasteve aktive me virusin korona, u ngrit shumë shpejt në 250.

Por kjo nuk po i pengon llapjanët, që të frekuentojnë qytetin i cili po konsiderohet si vend me rrezikshmëri të lartë.

Madje banorët e Podujevës po shprehen të gatshëm edhe që të votojnë në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Por të njëjtit shprehen të vetëdijshëm për rrezikun që iu kanoset për përhapjen e virusit.

E pikërisht për këtë arsye, dikush thotë se nuk do të marrë rrugë drejt kutive të votimit.

I vetëdijshëm për mundësitë për pjesëmarrje më të vogël në zgjedhje. është ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Megjithatë sipas tij, shtyerja e zgjedhjeve nuk është shumë e përshtatshme për partitë.

Mund të jetë pika e vetme në të cilën pajtohen, por edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi është pro mbajtjes së zgjedhjeve më datën e caktuar.

Ndonëse ishin grumbulluar për një aktivitet, Bulliqi tha se janë duke respektuar masat për të parandaluar përhapjen e covid-19.

Komento: