
Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje, ku një këmbësori i është rrezikuar jeta në një rrugë në fshatin Peran të Podujevës.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si qytetari arrin të largohet në momentin e fundit para se vetura t’i afrohej.
Vetura ishte në tejkalim të automjeteve të tjera në një distancë të largët, teksa po afrohej me shpejtësi të lartë.
