Podujevë: Sulmon djalin me mjet të fortë dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet

09:25 | 19 Korrik 2026
podujeve:-sulmon-djalin-me-mjet-te-forte-dhe-tenton-te-hidhet-nga-kati-i-dyte,-arrestohet

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një shtëpie.

Sipas raportit njëzetekatër orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 08:00. I dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij, po ashtu mashkull kosovar, duke përdorur edhe një mjet të fortë.

Më pas, i dyshuari ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta shpëtojnë atë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Raporti i plotë:

Podujevë 18.07.2026 – 08:00. Është raportuar se i dyshuari m/k fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë djalin e tij m/k, pastaj ka tentuar të bie nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilët kanë arritur ta shpëtojnë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: