Pogba befason për Mourinhon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pogba befason për Mourinhon

10:11 | 23 Dhjetor 2018

Ylli I Macnesheter United, Paul Pogba ka befasuar me një falënderim për Jose Mourinhon.

Pogba megjithatë ka falënderuar Jose Mourinhon, pasi ky i fundit u shkarkua nga Manchester United.
Palët kishin një mos marrëveshje në fillim të sezonit, që ndoshta ishte prej arsyeve kryesore pse portugezi u shkarkua.

Kjo mos marrëveshje solli përçarje në skuadër, e cila pastaj udhëhoqi deri tek rezultatet e dobëta të “djajve të kuq”.

Megjithatë, pas tërë këtyre ndodhive, francezi ka gjetur rastin të falënderojë trajnerin portugez.

“E di se po prisni disa fjalë për Jose” ka thënë Pogba për reporterët pas fitores ndaj Cardiff, transmeton lajmi.net.

“Me Josen kemi fituar trofe dhe dua ta falënderojë atë për këtë gjë. Jo gjithçka shkoi mirë, por disa gjëra funksionuan. Ne fituam trofe” ka thënë tutje francezi.

“Të fitosh trofe të ndihmon të përmirësohesh edhe individualisht. Kjo i takon së kaluarës. Dua ta falënderojë për këtë” ka thënë ndër të tjerash fituesi i Kupës së Botës.

Pogba është shprehur i lumtur edhe me fitoren e parë të skuadrës nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

Komento: