Pogba e do transferimin në Real Madrid, por ka një kusht të ‘rëndë’

12:06 | 27 Mars 2019

Duket se Real Madridit do t’i bashkohet edhe lojtari Paul Pogba.

Ai e dëshiron transferimin në Real Madrid, por është i gatshëm ta marrë këtë hap në karrierën e tij vetëm nëse klubi madrilen pranon ta bëjë francezin futbollistin më të paguar në skuadër.

Menaxheri Mino Raiola ia ka bërë të ditur Real Madridit se mund t’i sigurojë shërbimet e Paul Pogbës nëse ia ofrojnë francezit pagën prej 16 milionë eurove brenda vitit, sipas Tuttosport.

Mesfushori ka qenë në formë mjaft mbresëlënëse gjatë kohës së fundit me “Djajtë e kuq” dhe gjiganti spanjoll do të duhet ta bëjë Pogbën futbollistin me pagën më të lartë në skuadër për ta transferuar atë.

Për momentin, anësori uellsian Gareth Bale i fiton 14 milionë euro në vit, ndërsa kapiteni Sergio Ramos paguhet 11 milionë euro në vit.

Që të dy këta futbollistë, të cilët aktualisht janë më të paguarit në “Los Blancos”, do të mbeten shumë prapa Pogbës, i cili për momentin i fiton rreth 10 milionë euro brenda vitit në Manchester United.

Real Madridi pritet ta transferojë një numër të madh të futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që besohet se presidenti Florentino Perez i kishte premtuar lojtarë të rinj Zinedine Zidanit për ta bindur që të kthehet në pozitën e trajnerit.

Komento: