
Paul Pogba, i cili u largua nga Manchester United si një transferim i lirë, dukej se do të ribashkohej me Juventusin, por duket se është i intriguar nga ardhja e afërt e Zidane në Paris Saint-Germain, zbulon RMC Sport.
Trajneri francez thuhet se është një admirues i madh i Pogba-s dhe mendoi ta sillte atë në Real Madrid kur ai ishte në krye të peshave të rënda të La Liga-s, përcjell ORAinfo.

29-vjeçari do të presë deri në emërimin zyrtar të Zidane për të hapur negociatat me kampionët e Francës./ORAinfo/