Pogba i hakmerret Juventusit, francezi pritet të transferohet tek rivalët e Biankonerëve

15:14 | 19 October 2024

Paul Pogba largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Paul Pogba momentalisht po vuan dënimin prej 18 muajsh i cili u reduktua nga katër vite pas apelit, për shkak se kishte dështuar në testin e dopingut pas ndeshjes ndaj Udineses në shtator të 2023.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv kishte pranuar se konsumi i substancës së ndaluar nuk ishte bërë me qëllim nga francezi.

Mesfushori francez do të mund të rikthehet në fushë në muajin mars, ndërsa drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e bënë të qartë se e ardhmja e tij do të jetë larg ngjyrave bardhezi.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Pogba mund të mbetet në Serie A, pasiqë dy gjigantë italian kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Milanin dhe Romën, që mund ta afrojnë francezin me parametra zero.

Komento: