Paul Pogba është afër rikthimit nga lëndimi.
Mesfushori francez ka pësuar një lëndim serioz me Juventusin.
Kjo bëri që ai t`i nënshtrohej një operacioni në meniskus.
Ai është jashtë fushave të blerta më shumë se një muaj, por është afër rikthimit në aksion.
Kështu së paku ka njoftuar agjentja e lojtarit, Rafaela Pimenta për ‘Tuttosport’.
“Më në fund makthi ka përfunduar. Pogba do të jetë lideri i ri i Juventusit shumë shpejt”, tha ajo.
Pogba nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Juventusin në korrik, pasi ai u bashkua si një transferim i lirë nga Man United.