Pogba i ndanë rrugët përfundimisht me Manchester United, ky është klubi i ri

12:18 | 09 Maj 2019

Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba do të jetë përforcimi i madh i afatit kalimtar të verës.

Por, e ardhmja e tij do të jetë një aventurë e re në La Ligë.

“Goal Italia” shkruan se mesfushori francez nuk do të rikthehet në Juventus, siç spekulohej së fundmi, përcjell lajmi.

Real Madrid është skuadra favorite për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Pogba është i pakënaqur me sezonin e Manchester United dhe dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që mund të luftojë për titull të kampionit në ligë dhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Komento: