Pogba-Juventus, ky është lajmi i fundit

17:52 | 01 Mars 2020

Paul Pogba është ëndrra e madhe e Juventusit dhe do të dëshironte të përfundonte rikthimin e yllit francez verën që vjen.

Raiola tashmë është në punë për të provuar dhe ulur çmimin e kërkuar të Manchester United sa më shumë që të jetë e mundur por ndërkohë, drejtori i Juventus, Fabio Paratici është gjithashtu në punë për ta rikthyer yllin francez, transmeton ORAinfo.

Sipas Tuttosport, Paratici tashmë ka ecur shumë përpara me kampionin botëror francez në aspektin kontraktues dhe pas kësaj, Bianconeri do të fillojë negociatat me vetë ‘Djajtë e Kuq’.

Pogba tani është rikuperuar nga dëmtimi i tij i fundit dhe kjo paraqet një avantazh që Juventus të fillojë të bëjë lëvizje vendimtare që ta rikthejë mesfushorin 26-vjeçar në Allianz Stadium pas 4 vitesh.

Ndërkohë, Manchester United ka vendosur çmimin fillestar prej 100 milionë euro dhe nuk dëshiron të japë një zbritje.

Por siç kemi informuar, Raiola është në punë për të ulur shifrën sa më shumë që të jetë e mundur duke pasur parasysh vështirësitë e lojtarit në ‘Old Trafford’ dhe gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Anglia./ORAinfo/

Komento: