Paul Pogba mbërriti verën e kaluar te Juventusi si lojtar i lirë nga Manchester United.
Mesfushori francez luajti në tetë ndeshje për skuadrën italiane sezonin e kaluar, duke zhvilluar 161 minuta.
Mesfushori 30-vjeçar ka qenë i rrënuar nga lëndimet gjatë gjithë sezonit, kështu që klubi shpreson se kjo është një gjë e së kaluarës.
E ndërsa Pogba po përgatitet për fillimin e sezonit të ri, nga Italia vijnë lajme se ai mund të përfundojë në Arabinë Saudite.
Romeo Agresti pretendon se mesfushori francez ka pranuar ofertë nga Al-Ittihad, në të cilin luajnë ish-bashkëlojtarët e tij në kombëtare, Karim Benzema dhe N’Golo Kante, përcjell Telegrafi.
Pogba vizitoi kampin e klubit dhe sauditët thuhet se po i ofrojnë 100 milionë euro në sezon.
Mirëpo, disa burime nga Italia pohojnë se Pogba po qëndron te Juventusi pasi ndihet borxhli ndaj klubit për shkak të sezonit të kaluar në të cilin nuk ka mundur të japë asnjë kontribut për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.