Unitedi ia vazhdon kontratën Paul Pogbës.
Manchester United ia ka zgjatur Paul Pogbës kontratën edhe për një vit më shumë.
27-vjeçari francez do e përfundonte kontratën me djajtë e kuq në fund të këtij sezoni, ndërsa tani ka kontratë deri në vitin 2022, shkruan bbc.
Pogba përgjatë pushimit kishte thënë se një lëvizje e tij drejt Real Madridit do ishte ëndërr ndërsa, vendimi vazhdimi i kontratës me anglezët erdhi javë më parë.
Pogba ishte bashkuar me Unitedin në vitin 2016, për 89 milionë funta ndërsa një lëndim në kyçin e këmbës, e kishte kufizuar atë sezonin e kaluar.