Pogba, Man Utd, vjen lajmi i madh

15:07 | 07 Prill 2019

Paul Pogba është futbollisti i Manchester United e që është një ndër emrat më të lakuar për afatin kalimtar të verë.

Lojtari francez thuhet se mund të kalojë tek skuadra e Real Madrid, pas emërimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit.

Por, sipas raportimeve të ‘Daily Star’, Pogba nuk do të jetë i lirë të largohet drejt Real Madrid në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.

Thuhet se lajmin skuadra ia ka dërguar edhe tek vet mesfushori, i cili tani duhet të mendoj se si të paraqitet më mirë në sezonin tjetër, me ‘djajtë e kuq’.

Kontrata e fituesit të Kupës së Botës me Francën skadon pas 2 viteve, dhe United duan që ai ta vazhdojë kontratën, duke i ofruar rreth 500 mijë funte për javë.

Komento: