Pogba-Manchester, ndodh ajo që nuk pritej

20:25 | 03 Prill 2019

Pogba nuk do të qëndrojë te Man United.

Te Manchester United gjithçka nis të rrotullohet përqark Paul Pogba.

Që kur trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer ka zbarkuar te “Djajt e Kuq”, melodia duket se ka ndryshuar për mirë në favor të mesfushorit francez, me kampionin e botës në fuqi që ka aktivizuar turbon.

Aq sa për të ndezur gjithashtu edhe interesimin serioz të Real Madrid, kandidat potencial për të siguruar shërbimet e Pogba për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, sipas ish-futbollistit të Inter dhe përfaqësueses së Anglisë, Paul Ince, Pogba nuk do të jetë pjesë e Manchester United sezonin e ardhshëm.

“Solskjaer ka nevojë ta bindë se do të ndërtojë skuadrën rreth tij. Sinqerisht nuk mendoj se Pogba do të qëndrojë në ‘Old Trafford’ për sezonin e ardhshëm”, u shpreh ish-legjenda e Anglisë.

“Është gjithmonë e vështirë kur Real vjen të trokasë në portën tënde dhe nuk jam i sigurtë se Pogba të jetë vendosur në favor të United, që kur është rikthyer. Tashmë është detyrë e Ole për të bindur disa futbollistë si Pogba, De Gea, që janë më mirë në ‘Old Trafford’”, deklaroi Ince.

Komento: