Pogba – Manchester United, merret vendimi befasues

12:28 | 23 Prill 2022

Pogba pritet të largohet nga Man Utd si lojtar i lirë.

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Futbollistit i përfundon kontrata në verën e këtij viti dhe me shumë gjasë nuk do t’i rinovohet kontrata.

Se Pogba po e mendon largimin e thotë edhe Fabrizio Romano i cili, përmes Tëitter, njofton për dëshirën e lojtarit që të largohet.

Pogba u transferua te “Djajtë e Kuqë” në vitin 2016 për shumë e 105 milionë eurove, transmeton lajmi.

Futbollisti kohëve të fundit ishte shumë i pakënaqur në “Old Trafford”.

Të interesuara për të janë: Real Madridi, PSG dhe Juventusi.

Komento: