E ardhmja e Paul Pogba është shumë e diskutuar botën e futbollit.
Ish-portieri australian, Mark Bosnich beson se mesfushori francez mund ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”
Paul Pogba mund ta vazhdojë karrierën në Manchester United, shkruan Gazeta Express.
Kështu mendon ish-portieri australian, Mark Bosnich, i cili kishte mbrojtur tek “Djajtë e Kuq”.
48 vjeçari beson se Pogba mund ta formojë një dyshe fantastike në mesfushë së bashku me Bruno Fernandes.
Francezi i ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e Kuq” këtë sezon deri tash.
Dhe, kohëve të fundit spekulohet për një largim të tij nga “Teatri i Ëndrrave”.
Interesim për kampionin e botës me Francën kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.