Ndryshon situata e Paul Pogbës.
Paul Pogba është i gatshëm të qëndrojë në Manchester United.
Mesfushori francez është duke menduar nisjen e negociatave për rinovimin e kontratës, raporton Sky Sport.
Duket se një vit pasi ishte me një këmbë jashtë dhe kishte lajmëruar largimin, Pogba do të qëndrojë për të rinovuar me Djajtë e Kuq.
Kujtojmë se francezi ka kontratë edhe një vit me opsionin për një tjetër.
Ai ishte dëshira e madhe e Zinedine Zidane dhe duket se do të mbetet dëshirë e parealizueshme.