Pogba në Juventus? Përgjigjet Allegri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pogba në Juventus? Përgjigjet Allegri

20:47 | 26 Janar 2019

Gjatë verës që kemi lënë pas, Paul Pogba ishte shumë afër rikthimit në Serie A, tek ish skuadra e tij, Juventus.

Pogba kishte probleme me trajnerin e Manchester asokohe, Jose Mourinho, me të cilin kishte pasur një përplasje.

Por, me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës, duket se situata ka ndryshuar për francezin.

Ai tashmë ka prekur përsëri formën më të lartë dhe trajneri i Juventus mendon se do të jetë shumë e vështirë ta kthejnë francezin në skuadër, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë ta shohim atë përsëri në Juventus” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp.

Komento: