Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka hedhur poshtë njoftimet se mesfushori yll Paul Pogba mund të bashkohet me Real Madrid këtë verë.
26-vjeçari, i cili është nën kontratë në Old Trafford deri më 2021, thuhet se të ketë udhëzuar agjentin e tij Mino Raiola të jetë i hapur për idenë e një marrëveshjeje përcjell ORAinfo.
Muajin e kaluar, mesfushori i Francës tha se do të ishte një klub ‘ëndërr’, ndërsa foli për admirimin e tij të Zinedine Zidane, i cili vetë tha se i pëlqente shumë lojtarit.
“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e ekipeve të tjera sigurisht, por kjo është një tjetër sfidë me ndeshje ndërkombëtare që janë në dispozicion gjatë gjithë kohës dhe është një mjedis tjetër”, tha Solskjaer në konferencën e tij për shtyp të hënën.
“Paul është një njeri shumë i këndshëm dhe i sjellshëm, i cili më pas u përgjigj një pyetje të përgjithshme mbi Zidane, i cili është një ikonë në Francë – një menaxher fantastik i cili dikur ishte një lojtar fantastik.
“Ai është përgjigjur me edukatë këtë pyetje, por Pali është i lumtur këtu. Ai do të jetë një pjesë e madhe për ekipin tonë “, ka thënë Solskjer./ORAinfo/