Pogba po kalon tek Real Madridi, por së pari duhet ta bëjë këtë gjë tek Man Utd

09:16 | 19 Maj 2019

Duket se Paul Pogba do të kalojë tek skuadra e Real Madridit.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është kthyer në qendër të vëmendjes para afatit kalimtar të verës.

Ylli francez ka mundësinë e artë që të kalojë tek skuadra e Real Madrid, pasi situata e tij në ‘Old Trafford’ nuk është si më së miri.

Por sipas ‘The Sun’, lojtari duhet të bëjë një kërkesë formale nëse dëshiron largimin nga United, transmeton lajmi.

Lojtari thuhet se e do kalimin tek Real Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të ditur se transferimi i tij duhet të ndodh këtë verë, nëe ai dëshiron të luaj për gjigantët e La Liga.

Gjithsesi, mediet britanike shkruajnë se United do t’i rezistoj të gjitha ofertave, kështu që nëse Pogba dëshiron të largohet, ai do të has në rezistencë.

Komento: