Pogba po largohet nga Man Utd, befason me skuadrën e tij të re

12:55 | 28 Maj 2019

Duket se Paul Pogba përfundimisht po largohet nga skuadra e Manchester Unitedit.

Pogba do të jetë përforcimi i madh i afatit kalimtar të verës.

Paul Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Por, e ardhmja e tij do të jetë një aventurë e re në La Ligë.

“Goal Italia” shkruan se mesfushori francez nuk do të rikthehet në Juventus, siç spekulohej së fundmi, përcjell lajmi.net.

Real Madrid është skuadra favorite për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Pogba është i pakënaqur me sezonin e Manchester United dhe dëshiron të jetë pjesë e një ekipi që mund të luftojë për titull të kampionit në ligë dhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Komento: