
Duket se Pogba e do me ҫdo kusht kalimin në skuadrën e Real Madridit.
Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Real Madrid, gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, të paktën deri më sot, por gjasat janë minimale që të ndodh deri nesër.
Gjithsesi, përkundër faktit se një lëvizje e tillë dështoi, duket se lojtari synon me çdo kusht kalimin në ‘Santiago Bernabeu’.
‘Mirror’ raporton se mesfushori synon kalimin tek Real Madrid gjatë vitit tjetër dhe për këtë arsye nuk do të nënshkruajë kontratën e re me United.
Pogba vlerësohej me 180 milionë funte gjatë kësaj vere, shifër kjo që ishte e paarritshme për Real Madrid.
Francezi tashmë duket se ka gjetur mënyrën për tu larguar nga ‘Old Trafford’. Ai nuk do të rinovojë kontratën.