Pogba tek Barcelona? Vjen lajmi i fundit

20:39 | 04 Mars 2019

Tash e një kohë po flitet për largimin e Pogbas nga Manchester Unitedi.

Pires mendon se Pogba është një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe se do të vazhdojë ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq”, pavarësisht spekulimeve që e lidhin me Barcelonën.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Robert Pires, ka qetësuar tifozët e “Djajve të Kuq” për Paul Pogban, raporton Goal.

E ardhmja e 25-vjeçarit ishte në dyshim me ish-trajnerin, Jose Mourinho, por çdo gjë ka ndryshuar me legjendën e “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, pasi Pogba është tjetër lojtar dhe i lumtur.

“Mendoj se Pogba është lojtari më i mirë i Manchester United dhe gjithmonë ka pasur potencial që të bëhet mesfushori më i mirë në botë”, u shpreh Pires.

“Pogba ka luajtur mirë dhe ka qenë ia pandalshëm që kur Solskjaer arriti në klub”.

“Është e vështirë për të kuptuar pse Mourinho e limitoi atë kur është e qartë se sa shumë mund të kontribuoi ai. Ai gjendet në çdo cep të mesfushës dhe gjithashtu është edhe lider në dhomën e zhveshjes”.

“Nuk mendoj se fansat e Manchester United duhet të shqetësohen që Paul Pogba do të lërë klubin. Mendoj se ka qenë një kohë kur ka shikuar mundësitë për të shkuar në Barcelonë dhe nuk do të ishte befasi nëse ende agjenti i tij e mendon këtë, por gjëja më e mirë për Pogban është që të qëndrojë në Manchester United. Ai mund të përmirësohet ende dhe të bëhet njeriu kryesor brenda dhe jashtë fushës për Unitedin”, shtoi mes tjerash Pires.

Komento: