
Paul Pogba mund të përfundojë te Barcelona.
Agjenti Mino Raiola, mund t’ia ofrojë shërbimet e Paul Pogbas skuadrës së Barcelonës, nëse Real Madrid nuk pajtohet me kushtet e kontratës raporton ‘Don Balon’.
Reprezentuesi francez ende po kërkon largimin nga Manchester United, por raportet sugjerojnë se fituesi i Kupës së Botës do të kërkojë pagim astronomik kudo që do të shkojë.
Real Madrid nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë marramendëse Pogbas, që kërkon dyfishin e pagës së Eden Hazard.
Ky qëndrim i Real Madridit, po bën që Raiola të kërcënojë me dërgimin e tij te Barcelona.