Mesfushori francez, Paul Pogba ka një premtim për tifozët e skuadrës së Juventus.
Pogba u rikthye te Juve gjatë merkatos së verës, por nuk po jep dot kontributin e tij në klub, si pasojë e një lëndimi të pësuar.
Lojtari megjithatë ka premtuar për tifozët se do të punojë shumë për t’u kthyer në fushë sa më parë të jetë e mundur.
“Mund të premtoj se do të punoj shumë për t’u kthyer në fushë sa më parë të jetë e mundur për të ndihmuar skuadrën të marrim fitoret që i meritojmë”, ka thënë Pogba.
“Më pëlqen të përballem me sfida me një buzëqeshje, në jetë dhe në futboll. Dashuria për këtë sport më motivon të jap më të mirën çdo ditë. Jam i mësuar me thashethemet, filluan herët në karrierën time”, shtoi francezi.
Pogba duhej t’i nënshtrohej një operimi gjatë muajit shtator. Lojtari pritet të jetë gati për Juven tek në muajin janar.