Juventusi po planifikon ta ndërpresë para kohe kontrarën me Paul Pogban.
Mesfushori francez kishte rezultuar pozitiv në testin e dopingut pak javë më parë.
Ndërsa sot u konfirmua ky rezultat pas kundër-analizave, të cilat kishte kërkuar që t’i bëheshin ish-futbollisti i Manchester Unitedit.
Pogba kishte rezultuar pozitiv në testosteron në muajin gusht.
Përfaqësuesi francez ka kontratë me “Bianconeri” deri në verën e vitit 2025, por klubi italian mund ta marrë vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e tij.
“Bardhezinjtë” mund t’ia shkëpusin kontratën dikur njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Mbi të gjitha, nëse ai dënohet për një periudhë të gjatë nga UEFA e FIFA.
Pogba kishte marrë oferta të majme nga klubet e Arabisë Saudite gjatë verës, por ai vendosi të qëndronte në Torino.
Ai ishte kthyer në Itali si lojtar i lirë nga Manchester United, por eksperienca e tij e dytë në Juventus ishte dëshpëruese.
Në pjesën dërrmuese të sezonit 2022/23, Pogba ishte i lënduar.