
Zëvendësministri Xhelal Sveçla është përfshirë në një përleshje fizike në një kafiteri në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes fizike që ndodhi sot në Prishitnë, ku i pranishëm ishte edhe Xhelal Sveçla.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen fizike që ndodhi sot në Prishtinë, e ku i pranishëm ishte zëvendësministri Xhelal Sveçla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:54 minuta, derisa sipas tij, një 20-vjeçar ka sulmuar një person të mitur.
Sipas Hoxhës, disa qytetarë të pranishëm kanë intervenuar që të ndalojnë këtë sulm, derisa viktima është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min. Policia ka pranuar informacionin se në rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njësia policore ka dal menjëherë në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshës së re. Pas këtij sulmi disa persona/qytetarë të cilët kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojnë këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes së të gjitha informacioneve relevante lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha detajet e tjera do të bëhen publike më vonë. /ORAinfo/