Policët bëhen grumbull për të mos i lënë veteranët të hyjnë Brenda

11:21 | 06 Qershor 2022

Përplasje te dyert e Kuvendit, policët bëhen grumbull për të mos i lënë veteranët të hyjnë Brenda.

Veteranët kanë tentuar të futen në Kuvendin e Kosovës, në protestën ku po shprehin pakënaqësinë e tyre me lënien jashtë nga projektligji i propozuar nga Qeveria për rritjen e pagës minimale.

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK eskaloi kur veteranët ia mësyen dyerve të Kuvendit. Një kordon policësh u pozicionua menjëherë përpara institucionit më të lartë ligjvënës.

Një ekip i T7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe sjell pamjet e fundit nga protesta.

Veteranët janë të indinjuar pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj tha në një konferencë për media se “askujt nuk i duhen trazirat”.

Komento: