Misioni paqeruajtës i KFOR-it, ka bërë të ditur për Kanal10 se që nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ka transportuar 9 policë me gjendje të rënduar, të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara.
“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i.
Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave.
Kjo gjë ka ngritur shqetësime edhe te sindikata e policisë dhe te partitë opozitare.
Kritikat janë se shërbimin që e ka kryer KFOR-i është përgjegjësi e institucioneve, derisa nga qeveria kanë thënë se po diskutohet se të ndihmohen policët që po përballen me situatën e tensionuar në veri.