Policët e Kosovës dhurojnë 417 doza gjak në aksion vullnetar

20:37 | 22 Gusht 2023
policet-e-kosoves-dhurojne-417-doza-gjak-ne-aksion-vullnetar

Ka përfunduar aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, në Policinë e Kosovës, aksion ky i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore, në bashkëpunim më Qendrën e Transfuzionit te Gjakut në Kosovë, përgjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

Gjatë këtij aksioni u dhuruan 417 doza gjak, nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, e që ndihmuan në nevojën e shpëtimit të jetëve.

”417 doza gjak të dhuruara nga Pjesëtarët e PK-së, i ndihmuan Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut të Kosovës, pikërisht në muajt e Verës , ku nevojat kanë qenë të mëdha për shpëtimin e jetës se Qytetarëve që kanë pësuar aksident trafiku , apo të sëmurëve në gjendje për nevojë të shpëtimit të jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se, ”punonjësit e Policisë së Kosovës përveç përkushtimit në detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve të vendit, janë gjithmonë të gatshëm edhe për aksione humanitare si ky i Dhurimit Vullnetar i gjakut”.

Komento: