Policët nga sot bëhen me kamera në trup

18:00 | 07 Korrik 2023

Nga sot policët bëhen me kamera në trup.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga sot zyrtarët policorë do të përdorin kamera në trup.

Sipas njoftimit, fillimisht me kamera në trup janë pajisur zyrtarët policorë nga Njësia për Kontroll të Autostradave, e për të vazhduar edhe me njësitet tjera.

“Vite më parë Policia e Kosovës në mbështetje dhe përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ICITAP dhe INL), kishte filluar pilot- projektin për pajisje të zyrtarëve policorë me kamera të trupit”.

“Policia e Kosovës përmes projektit të pajisjes së zyrtarëve policorë me kamera të trupit, përveç tjerash ka për qëllim që të argumentojë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se në momentin e fillimit zyrtar të përdorimit të kamerave të trupit, policia do të njoftojë qytetarët përmes njoftimit zyrtar apo konference për media.

Komento: