Policëve të prangosur iu shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orëve

14:32 | 28 May 2019

Sot në një aksion të gjerë të policisë janë prangosur qytetarë, zyrtarë doganorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policorë – numri i të cilëve nuk dihet, por mësohet se janë dhjetëra, janë intervistuar në Inspektoratin e Policisë së Kosovës deri tash.

Klan Kosova mëson se ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.

Përveç arrestimeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata.

Komento: