Polici humbi jetën në aksion, kolegu i tij përloti të gjithë me fjalët për të

22:48 | 28 Janar 2020

Një polic humbi jetën sonte në Prizren, gjatë një aksion.

Në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar.

Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë.

Viktima është Sami Thaçi, derisa njëri nga policët e tjerë është në gjendje kritike për jetën, i cili është dërguar në QKUK, kurse tjetri është pranuar në Spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij është stabile.

Kolegu i tij edhe ai polic i Kosovës, ka shkruar një shkrim emocionar në Facebook.

“Do t na mungosh Sami i nderuar!

Ngushllime familjes dhe gjithë kolegëve!

Kam pas fatin te punoj me ty faleminderit per qastet e hareshme qe na ke dhuruar gjate punës!

Por kete moment te trishtë kurr se kam besuar qe do vije ty duke besuar ne profesionalizmin tuaj!

E veshtire eshte ta pranojm kete fakt kur ne te dy sot kemi filluar punen per tu kthyer ne shtepi jeta eshte eshte e pa drejte nganjehere!

E lus t madhin zot qe ti t prehesh ne paqe”!

Kujtojmë që gjatë shpërthimeve është lënduar edhe një fëmijë, por që gjendja e tij është stabile, dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Komento: