Polici i plagosur dje në Veri lirohet nga spitali

11:51 | 25 Shtator 2023

Polici i plagosur dje në Veri lirohet nga spitali.

Policia që mbet i plagosur dje pas sulmit në Veri, Alban Rashiti, sot është liruar për në shtëpi.

Këtë e konfirmoi për Express drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

“Mirë është, e kemi liruar më herët”, tha ai.

Dje në Banjskë të Zveçani nga një sulm është vrarë rreshteri Afrim Hoti, ndërsa janë lënduar edhe dy të tjerë.

Për këtë rast janë 6 persona janë ndaluar për 48 orë, derisa sulmin e kanë dënuar bashkësia ndërkombëtare.

Komento: