
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për privimin e vetës nga jeta të pjesëtarit të saj.
Rreth orës 18:00 të ditës së sotme është gjetur pa shenja jete një pjesëtar i Policisë së Kosovës në rrugën “Kolashin” në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Branisllav Radoviq, ka thënë pse polici me inicialet D.ZH., i nacionalitetit serb është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
“Detajet që mund t’ju japim tani është se polici është gjetur i pa shenja jete në banesën e tij”, ka thënë Radoviq.
Polici i cili i mori jetën vetës dyshohet se e ka përdorur mjetin zyrtar për ta kryer këtë akt.
Radoviq po ashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes janë hetuesit teknik dhe forenzikës, prokurori kujdestar si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për motivin e marrjes së jetës.