Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Istog.
Një polic ka mbetur pa shenja jete në Istog pas shkëmbimit të zjarrit që dyshohet se kishte më një plaçkitës i cili poashtu ka mbetur pa shenja jete.
Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
“I tronditur nga humbja e e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën”.
“Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.