policia apelon për kujdes, publikon fotografi të aksidenteve gjatë dy ditëve të fundit

17:01 | 26 Korrik 2022

Policia publikon fotografi të aksidenteve gjatë dy ditëve të fundit, apelon për kujdes.

Policia ka apeluar për kujdes të shtuan në trafikun rrugor teksa ka publikuar edhe pamje nga aksidentet gjatë dy ditëve të fundit.

Nëpërmjet një kumtese për media, policia thotë se ditëve të fundit vërehet rritje e numrit të aksidenteve me lëndime dhe fatalitet teksa bëhet e ditur edhe çka po i shkakton këto aksidente.

“Duke pasur parasysh se jemi në sezonin veror, me ç’rast është shtuar fluksi i automjeteve, ardhja e bashkatdhetarëve ku ditëve të fundit vërehet edhe rritje e numrit të aksidenteve përfshirë aksidentet me lëndime dhe me fatalitet, Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet e saj me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimit në lëvizje, me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve e kundërvajtjeve si dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës”.

“Mosrespektimi i rregullave të trafikut, vozitja e pa kujdesshme, tejkalimi i shpejtësisë, mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës, tejkalimi në vendet e ndaluara dhe kundërvajtjet tjera janë disa nga shkaktarë e aksidenteve me pasoja fatale e dëme materiale, ku disa prej dëmeve materiale ju paraqesim në fotot e bashkangjitura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: