Policia arreston një burrë për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, e cilëson si “Vrasje në tentativë”

10:03 | 03 Maj 2024
policia-arreston-nje-burre-per-aksidentin-ne-magjistralen-prishtine-ferizaj,-e-cileson-si-“vrasje-ne-tentative”

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë veturën e një çifti. Aty thuhet se lëndime kanë marrë burri dhe gruaja që gjendeshin në veturë.

Kryekuvendari i Malit të Zi -Mandiq i njohur si ‘pro serb’, do të kërkojë…
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

“Vrasje në tetnativë – Graqanicë / 02.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Komento: