Policia arreston një burrë që prodhonte monedha false

17:12 | 13 Shkurt 2019

Është arrestuar një burrë që prodhonte monedha false.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia në Prishtinë, pas pranimit të informatës se një i dyshuar përmes biznesit të tij, po vë në qarkullim monedha që dyshohet se janë të falsifikuara, ka filluar dhe ka zhvilluar hetimet për disa javë ndaj një të dyshuari.

“Sot, më 13.02.2019, hetuesit policorë së bashku me inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar aktivitetin tregtar të të dyshuarit në Prishtinë. Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe më pas ka sekuestruar një shumë monedhash metalike (euro)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në pronësi të të dyshuarit janë gjetur: 172 copë nga 2 që bëjnë 344 euro dhe 236 copë nga 1 euro që bëjnë 236 euro. Gjithsej janë konfiskuar monedha metalike në vlerë prej 580 euro.
I dyshuari H. B. lindur në vitin 1968, mashkull shqiptar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Komento: