Policia arreston një person që tentoi të paguajë me para false, i sekuestrohen rreth 3 mijë euro

18:38 | 19 March 2025

Policia e Kosovës  ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kryeqytetit, i dyshuari ka tentuat që të bëjë një pagesë me para të falsifikuara, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tek i dyshuari sipas Policisë, janë gjetur rreth 3 mijë euro të falsifikuara.

“Personi i dyshuar u arrestua vetëm pak minuta pasi kemi pranuar informatën se i njëjti ka tentuar të kryente një pagesë me para të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Në momentin e arrestimit personi i dyshuar ishte në një taksi (pasagjer), ku dhe ka tentuar të fshehë paratë e falsifikuara (rreth 3000 euro që ishin  kartmonedha 200 prej eurosh), të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit ndërkohë që personii dyshuar është dërguar në mbajtje.

Komento:
loading