Policia arreston një shtetas turk që shkoi në stacionin e tyre në Prishtinë, thonë se nxori një thikë nga xhepi

09:50 | 23 Maj 2026
policia-arreston-nje-shtetas-turk-qe-shkoi-ne-stacionin-e-tyre-ne-prishtine,-thone-se-nxori-nje-thike-nga-xhepi

Një shtetas turk, 25-vjeçar, është paraqitur në stacionin policor në Prishtinë dhe derisa ka komunikuar në gjuhën turke, ai ka nxjerrë një thikë nga xhepi.

Për këtë ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje derisa intervistimi i tij do të bëhet pas sigurimit të përkthyesit dhe avokatit, tha policia.

“STP Jugu, Prishtinë 22.05.2026 – 17:00. I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express

Komento: