Policia arreston personin që ia publikoi fotografitë, dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

09:23 | 26 Tetor 2023
policia-arreston-personin-qe-ia-publikoi-fotografite,-dyshohet-per-shperdorim-te-pasurise-se-huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar personin, të cilit ia ka publikuar fotografitë për të kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Sipas njoftimit, ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që kishte ndodhur në Prizren.

“Me 25.10.2023. rreth orës 15:30 min është arrestuar i dyshuari R.F, viti i lindjes 1962 m-b-k ,i cili  kërkohet për veprën penalë ‘Shpërdorim i pasurisë se huaj’ që kishte ndodhur më 25.09.2023, në Prizren”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari bëhet e ditur se është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Komento: