Policia e Kosovës bashkë me Doganën, ATK-në dhe AUV-in gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në një depo në Ferizaj.
Aty kanë gjetur 469 kilogramë mjaltë, 840 kilogramë duhan dhe 150 kilogramë fasule pa dokumentacion të cilat janë konfiskuar, njofton Klankosova.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se malli është konfiskuar nga Dogana teksa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.