Policia bastis një shtëpi dhe një objekt në Mitrovicën e Jugut, sekuestron armë dhe drogë- Arrestohet një person

09:05 | 08 Prill 2026
policia-bastis-nje-shtepi-dhe-nje-objekt-ne-mitrovicen-e-jugut,-sekuestron-arme-dhe-droge-arrestohet-nje-person

Policia e Kosovës, ka njoftuar për bastisje që ka kryer në një shtëpi dhe objekt në Mitrovicën e Jugut.

Në komunikatë, bëhet e ditur se, nga bastisja janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë e gjatë e modifikuar, 1 karikator, 25 fishekë, 1 granatë dore, 1 peshore ngjyrë e zezë, 1 gëzhojë dhe, 9 gramë substancë e dyshuar narkotike, përcjell Gazeta Express.

‘‘Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit  është  arrestuar një  person, ndaj të cilit  është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Njoftimi:

Policia në Mitrovicën e Jugut  realizon  bastisje  dhe sekuestron armë e municion

Mitrovicë e Jugut, 08 prill 2026

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një (1) armë e gjatë e modifikuar

– Një (1) karikator

– Njëzet e pesë (25) fishekë

– Një (1) peshore ngjyrë e zezë

– Një (1) gëzhojë

– Një (1) granatë dore

– Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit  është  arrestuar një  person, ndaj të cilit  është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”. Ndërsa me aktvendim të prokurorit,  të njëjtit i është  caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Komento: