
Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje në Kaçanik, ku është gjetur arsenal armësh të mbajtura pa autorizim. Operacioni u krye më 3 dhjetor 2025, rreth orës 17:00, nga Njësia e Hetimeve në bashkëpunim me patrullën policore.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e A.S. (43), policia sekuestroi dy pistoleta dhe 67 fishekë.
I dyshuari u shoqërua për intervistim në stacionin policor të Kaçanikut, ndërsa prokurori ka iniciuar rastin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.