Është prangosur Hysri Peqani i njohur si Burdushi.
Policia e Kosovës e ka bastisur sërish shtëpinë e Burdushit dhe e ka prangosur atë.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Asdren Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se Policia në mëngjesin e sotëm e ka bastisur lokalin ku Peqani e kryente veprimtarinë e tij.
“Kanë shkuar në bastisje sot në mëngjes ndërkaq më vonë më ka informuar edhe klienti im për këtë”, ka bërë të ditur Hoxha.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.
Në këtë proces, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani – Burdushi, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë eurosh, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari Burdushi, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.
Me këtë, sipas aktakuzës, i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.