
Policia e Kosovës ka bllokuar mbi 20 rrugë ilegale përgjatë kufirit me Serbinë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani, ka treguar edhe mënyrën se si janë bllokuar këto rrugë.
“Janë mbi 20 rrugë ilegale që i kemi blloku. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar sërish aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë./Front Online