
Front Online raportoi më herët për një grabitje të armatosur që ka ndodhur në Prishtinë në një këmbimore.
Këtë lajm e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti tha për Front Online se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 mëngjesin e sotëm.
Ahmeti njoftoi se në këtë lokal janë grabitur një shumë parash.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, u shpreh Ahmeti.